Moti

E hëna nis me kthjellime, por në bregdet do të ketë dallgë

Edhe pse reshjet e shiut do të jenë të pranishme deri në orët e mbrëmjes së të dielës në një pjesë të mirë të territorit, dita e hënë (19 korrik) mbetet me mot të paqëndrueshëm, që do të thotë se vendi ynë do të përfshihet nga shira të dobët dhe ndonjë rebesh i izoluar.

Sipas Meteoalb, kthjellimet do të jenë të shumta ditën e hënë, prandaj dhe parashikohet një rritje e temperaturave, që në mesditë do të shkojnë deri në 32°C, ndërsa mëngjesi do të jetë i freskët.

Era do të jetë problematike nga mesdita, deri vonë pasdite, ndërsa në bregdet, deti do të ketë dallgë rreth 3-4 ballë.

Meteoalb thotë se nga e marta (20 korrik) e në vijim, pritet stabilizim i kushteve të motit dhe rritje graduale të temperaturave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë