Moti

IGJEUM: Kujdes! Reshje lokale dhe vërshime uji në 5 ditët e ardhshme

Duke vlerësuar situatën e ndodhur në Evropën Juglindore dhe informacionet e mara mbi ndikimin që mund të kenë kushtet e motit edhe në vendet e tjera pranë, Instituti i Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit ka njoftuar se gjatë 5 ditëve të ardhshme në Shqipëri parashikohet një mot me reshje lokale që mund të jenë me vërshime uji të shkurtra dhe shkarkesa elektrike kryesisht në zonat malore.
Situata që pritet në vendin tonë është normale për tipin e reshjeve me shtrëngata në stinën e nxehtë dhe nuk ka ngjashmëri me situatën katastrofike e cila kaloi në vendet e Europës.

IGJEUM shkruan gjithashtu se për menaxhimin sa më të mirë të çdo situate Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të bashkërendojë dhe koordinojë të gjitha fazat për përballimin e emergjencave civile.

“Janë aktivizuar në gjendjen e gatishmërisë të gjitha strukturat dhe kapacitetet e emergjencave civile, në nivel qëndror dhe vendor për zbatimin e planeve në rastet e përmbytjeve. Kujtojmë edhe njëherë që në vendin tonë kushtet e motit të parashikuara gjatë javës nuk do të kenë pasoja negative të përmasave madhore,” thuhet më tej në njoftim.

 Ndërkohë bëhet me dije nga Instituti se të shtunën priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Korçë, ndërsa në qarqet Kukës dhe Dibër priten reshje lokalisht mesatare. Temperaturat: Nesër  temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: Në bregdet: 20-27 gradë celsius Në vendet e ulëta: 18-29 gradë celsius Në vendet malore: 15-26 gradë celsius


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë