Shendet

Zhvillohet një teknikë e re në diagnostikimin e kancerit të tiroides

Kanceri i tiroides është rezultat i zhvillimit jonormal të disa qelizave të kësaj gjëndre të vendosur në bazën e qafës. Prania e një gungë jo gjithmonë mund të shkaktojë shqetësim, por në 5-10% të rasteve evoluon në kancer. Për shkak se kanceri ka një prognozë të mirë, me një shkallë të lartë mbijetese dhe pak shanse për përsëritje, diagnoza e hershme dhe trajtimi janë tepër të rëndësishme. Një grup i përbashkët kërkimor i Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë Pohang në Kore ka zhvilluar një metodë të re jo-invazive për të dalluar nyjet nga kanceri i tiroides duke kombinuar teknologjinë e imazheve fotoakustike (PA) dhe ultratingujve. Rezultatet e studimit u botuan në revistën "Cancer Research".
Aktualisht, diagnoza e një tiroide që është e dyshuar se mund të preket nga kanceri bëhet me thithje të gjilpërës së imët (FNAB) dhe pasohet me biopsi duke përdorur më pas një imazh me ultratinguj. Sidoqoftë, 20% e FNAB-ve janë të pasakta gjë. Për të kapërcyer këtë problem, shkencëtarët hulumtuan përdorimin e imazheve (PA) për të marrë një sinjal tejzanor të gjeneruar nga drita. Në këtë pikë, në rast se merren sinjale multispektrale të PA, mund të llogaritet informacioni dhe të gjendet diagnoza e saktë.
Studiuesit janë përqendruar në faktin se ngopja me oksigjen e nyjave malinje është më e ulët se ajo e nyjave normale dhe kjo bën që të identifikohet një tiroide e prekur nga kanceri. Për të vërtetuar këtë gjetje, shkencëtarët morën imazhe PA të 23 pacientëve me kancer të tiroides dhe 29 pacientëve të shëndetshëm. U konstatua se pajisja ishe e ndjeshme deri në 78% tek një tiroide e prekur nga një tumor malinj dhe 93% nga një tumor beninj.
Në analizën e dytë, rezultatet e PA u kombinuan me rezultatet e ekzaminimit bazuar në imazhet e skanerit klasik dhe përsëri u konfirmua që nyjet malinje mund të dallohen njëjtë.
Burimi: Il Giornale/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë