Ka ndodhur

Greqi, vritet me thikë një shqiptar pas përplasjes mes dy grupeve

Në një përleshje mes dy grupeve që dyshohet se janë me origjinë shqiptare, një 27-vjeçar është vrarë me thikë në Greqi. Siç raportojnë greke, konflikti ka nisur rreth orës 23.00 në zonën e Agios Fanourios, Mykonos të hënën në mbrëmje.

Sipas të dhënave nga policia, dy bandat ishin të ndara në grupe me nga 10-15 persona, që e kishin caktuar takimin me anë të njoftimeve në rrjetet sociale.

Gjatë përplasjes, një anëtar i njërit prej grupeve, u plagos rëndë me thikë dhe më pas humbi jetën. Kur policia arriti në vendngjarje, 27-vjeçari kishte ndërruar jetë. Deri më tani, në pranga janë vene tre persona si dhe autori i dyshuar i vrasjes së të riut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë