Ka ndodhur

Mbytet turisti 43-vjeçar nga Serbia në Durrës

Një pushues nga Serbia është mbytur teksa po lahej në plazhin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në lagjen nr.13 të plazhit.

Policia thotë se viktima është një turist serb 43-vjeçar, me iniciale M.S. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë