Ka ndodhur

Emërimi në AMA, Reporterët pa Kufij: Shfaqje arrogante e pushtetit

Reporterët pa Kufij e kanë cilësuar si ushtrim arrogance të pushtetit emërimin e Armela Krasniqit në krye të Autoritetit të Mediavi Audiovizive.

“Reporterët pa Kufij dënojnë shfaqjen arrogante të pushtetit që kërcënon lirinë e medias”, tha në një postim në Tëitter organizata ndërkombëtare e gazetarëve.

Organizata thotë se për zgjedhjen e kreut të ri të AMA-s duhej pritur Kuvendi i ri në shtator.

“Partia e Kryeministrit Edi Rama emëroi ish-zëdhënësen e tij si kryetare të rregullatorit të medias, që duhet të jetë i pavarur, pa pritur sesionin e ri Parlamentar që do të përfshinte partitë e opozitës”, vijon deklarata.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë