Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka hedhur shortin për relatorët që do të verifikojnë kandidatët për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.
Për vendin vakant të Vitore Tushës, do të jetë relatore Marsida Xhaferllari dhe këshilltar Besmir Rrapaj. Për vendin vakant të Fatmir Hoxhës do të jetë relatore Rilinda Selimi dhe këshilltare Laureta Nezaj.
Ndërsa për vendin vakant të Gani Dizdarit do të jetë relatore Elona Toro dhe këshilltar Saimir Nazifi.
Relatorët do të kryejnë procesin e verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për vendet vakante për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




