Ka ndodhur

Durrës, në taksi me C4, granata dore, kapsolla detonatorë dhe municion luftarak (Video)

Një sasi municionesh, kapsolla detonatorë, granata dore dhe lëndë eksplozive janë sekuestruar në Durrës.

Policia thotë se gjatë një kontrolli të befasishëm në lagjen nr.17 në një mjet taksi, në të cilin ishte pasagjer shtetasi M.S., kanë gjetur në çantën e tij, 2 granata dore, 4 kapsolla detonatore, 491 gramë lëndë eksplozive e dyshuar si C4 dhe 490 fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Menjëherë 55-vjeçarit, banues në Shkodër, i janë vënë prangat dhe tashmë ndaj tij rëndon akuza për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë