Dy persona kanë rënë në pranga pas një operacioni të zhvilluar nga policia e Lezhës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë në Mirditë.
Sipas policisë, janë arrestuar 22-vjeçari Odison Jaku, banues në Mirditë dhe 37-vjeçari Roland Papa, banues në Lezhë.
Ndërkohë në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 20 kg lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa , 1 automjet dhe 3 aparate celuarë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




