Shendet

Varianti Delta, çfarë pritet të ndodhë në Greqi javët e ardhshme dhe 3 skenaret e qeverisë

Greqia fqinje po përgatitet për një emergjencë shëndetësore për shkak të mutacionit Delta, i cili po përhapet me shpejtësi, duke çuar në dyfishimin e rasteve brenda javës. Kulmi i valës së katërt pritet në 20 gusht, sipas epidemiologut grek Nikos Tzanakis. Ai thotë se komiteti i ekspertëve që po këshillon  qeverinë greke ka parashikuar tre skenarë të ndryshëm që pritet të shpalosen javët e ardhshme.

“Skenari shumë i favorshëm parashikon që në gusht të kemi  një mesatare prej 3,000 rastesh në ditë, që do të thotë se javët e ardhshme mund të kemi 2,500 të infektuar. Në këtë skenar, duhet të rritet numri i vaksinat duhet të intensifikohet dhe protokollet shëndetësore duhen ndjekur me kujdes. “Skenari i dytë që mund të parashtrohet flet për 4,000 raste”, vuri në dukje ai, duke folur për mediat greke.

Sipas ekspertit grek, shumë raste do të ndihmojnë në ndërtimin e imunitetit të tufës. “Një vjeshtë e vështirë na pret por kjo varet nga imuniteti që do të kemi”, parashikon eksperti.

Edhe pse Greqia ka rritur normat e vaksinimit gjatë javës së fundit, qeveria është akoma e tronditur nga një sondazh i fundit, i cili zbuloi se 40% e atyre që nuk janë vaksinuar akoma kundër Covid-19 nuk ka ndërmend të bëjnë asnjë nga vaksinat në dispozicion.

Skenari më i keq

“Skenari i vështirë është se mbizotërimi i mutacionit Delta. Po flasim për 6,000 raste në gusht. Nëse arrijmë në këto shifra,  dinamikën e valës së katërt do të jetë e panjohur,” thotë Tzanakis.

“Në dhjetë ditët e ardhshme ne do të dimë efektin e vaksinave. Ne do të shohim nëse të rinjtë që janë të sëmurë, do ta transmetojnë sëmundjen te prindërit dhe gjyshërit e vaksinuar dhe se çfarë ndikimi do të ketë vaksinimi në lidhje me intubimin dhe vdekjet,” nënvizoi ai.

“Vaksinimi nuk mbron nga infektimi, por ndalon simptomat serioze,” shpjegoi ai.

Komiteti grek i ekspertëve ka zbuluar po ashtu se përhapja e variantit Delta në komunitet është tre  herë më e lartë krahasuar me rastet e zbuluara përmes testeve diagnostikuese.

Profesori i mjekësisë më universitetin Aristoteli të Selanikut, Demosthenes Sarigiannis thotë se rastet aktive në vendin fqinj mund të arrijë deri në 36,000.

“Përhapja në komunitet është më e madhe sesa raportohet”, deklaroi ai. Tani kemi rreth 12,000 në javë, por duhet marrë parasysh se numri aktual është 3 herë më i lartë. Që do të thotë se mund të arrijmë deri në 36,000 raste aktive”, thotë eksperti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë