Ka ndodhur

Minibusi bie në përrua, një pasagjer i vdekur dhe 9 të plagosur në Gramsh

Një minibus me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar në një përrua pasditen e të shtunës në fshatin Bregas në Gramsh.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, në aksin rrugor Grmash-Kushovë, ku mjeti me drejtues shtetasin A.Xh.,  banues në Gramsh, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë një pasagjer, shtetasi Ledian Lami, rreth 30 vjeç, banues në fshatin  Tërrovë, Skrapar, si dhe janë plagosur 9 pasagjerë të tjerë,  jashtë rrezikut për jetën për momentin.

Ata janë nxjerrë nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit nga vendi ku u përmbys minibusi dhe po transportohen me autoambulanca për ndihmë mjeksore.

Në vendgjarje ndodhet dhe  grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanve të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë