Disa drejtues mjetesh, janë proceduar penalisht, pasi janë kapur duke përdorur në automjetet simbole apo shenja dalluese që tregojnë cilësinë e një punonjësi shtetëror apo shërbimi publik.
Policia thotë se gjatë dy ditëve të fundit ka verifikuar një numër të konsiderueshëm mjetesh dhe ka proceduar disa drejtues.
Katër drejtues mjetesh janë vënë nën hetim, pasi janë kapur në kushtet e flagrancës dhe janë shoqëruar për veprime të tjera hetimore.
Mbajtja pa të drejtë e uniformës, e një dokumenti ose e një shenje dalluese, që tregojnë cilësinë e një punonjësi që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, shoqëruar me veprime të paligjshme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




