Ka ndodhur

Kurbin, 14-vjeçari qëllon në ajër me breshëri automatiku

Një i mitur në Kurbin ka qëlluar në ajër me breshëri automatiku mesditën e të shtunës. Banorët njoftuan policinë dhe 14-vjeçari me iniciale D.T., u neutralizua pa shkaktuar ndonjë problem dhe më pas u vu në pranga.

Incidenti ka ndodhur në fshatin Shpërdhet, ndërsa policia ka sekuestruar armën e zjarrit automatik, me të cilën i mituri qëlloi në ajër.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë