Tetë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme janë arrestuar, ndërsa një është shpallur në kërkim, pasi prej muajsh ishin nën hetim nga SPAK për shkelje të barazisë me tendera dhe prokurime publike. Konkretisht bëhet fjalë për tenderat e uniformave të Policisë së Shtetit.
Konkretisht bëhet fjalë për tenderat e uniformave të Policisë së Shtetit. Nën hetim për disa muaj kanë qenë Edlira Naqellari, Kreshnik Bejkaj, Ani Omuri, Klevis Hasani, Anisa Bogdani, Flutura Çekrezi, Fatmir Demneri, Gëzim Mingaj dhe Mariglen Buzali.
Kontrollet janë kryer gjatë mbrëmjes së djeshme në qytetin e Tiranës. Sipas hetimeve dyshohet se zyrtarët dhe ish-zyrtarët i kanë shkaktuar shtetit dëm ekonomik dhe kanë kryer shkelje të barazisë të pjesëmarrësve në tendera.
Proceduara është kryer në vitin 2020, ndërkohë që personat nën hetim janë anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave dhe zyrtarë të tjerë që kanë marrë vendime për këtë çështje. Tenderi me vlerë 25 milionë euro u denoncua nga PD në vitin 2020.
Krahas masave të sigurisë, GJKKO ka vendosur dhe kontrollin e banesave të personave të arrestuar. Arrestimet janë kryer me vendim të Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.