Temperaturat e larta dhe era e fortë kanë riaktivizuar një vatër zjarri në Mali e Tomorrit.
Bëhet me dije se vatra e zjarrit është ndezur në një shpat mali në 1800 metra lartësi. Për pasojë është e pamundur ndërhyrja nga zjarrfikësit dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri për të bërë mundur shuarjen e flakëve.
Si pasojë e zjarreve, në Malin e Tomorit janë djegur këtë verë 25 hektarë pyll me pisha, ndërsa vatra u vu nën kontroll nga zjarrfikësit pak ditë më parë, por u rindez sërish për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




