Ka ndodhur

Përmbyset kamioni me dru në Maliq, humb jetën një 38-vjeçar

Një kamion tip IFA, i ngarkuar me dru, ka dalë nga rruga duke u përmbysur dhe për pasojë ka zënë poshtë një 38-vjeçar, duke i shkaktuar vdekjen. Sipas policisë, viktima u hodh nga mjeti që po përmbysej. Por fatkeqësisht kamioni e zuri poshtë.

Forcat zjarrfikëse bashkë me policinë kanë shkuar në vendngjarje, por burime shprehen se trupi është nxjerrë nga banorë të fshatit.

Viktima ka qenë i shoqëruar me 4 persona të tjerë, të cilët kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë