Tre persona janë vënë në pranga në Koplik, në kuadër të operacionit policor “Gjysmëfinalja” të nisur dy ditë më parë. Mësohet se janë arrestuar E.L., 21 vjeç, E.C. 46 vjeç dhe L.R. 27 vjeç.
Këta persona akuzohen se kishin përshtatur një lokal për të ushtruar aktivitetin e jashtëligjshëm të lojërave të fatit dhe dyshohet se konsumohej drogë e llojeve të ndryshme.
Gjatë kontrolli të ushtruar në ambientet e ndryshme të lokalit, u gjetën 160 doza me lëndë narkotike kanabis sativa, një sasi e vogël lënde narkotike në formë çokollate, 5 makineta për lojërat e fatit, 1 tavolinë pokeri, 1 kuti me çipsa dhe 4 aparate celulare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




