Ka ndodhur

Vinin nga Kosova në Ksamil, goditet banda që vidhte banesa

Një bandë, e cila vidhte banesa në zonën e Ksamilit në Sarandë është goditur nga policia. Burime shprehen se grupi i të dyshuarve janë nga Kosova, ku mes tyre është edhe pronari i një hoteli.

Policia ka arrestuar shtetasit V.P., dhe H.M., nga Gjakova, si dhe ka shpallur në kërkim, G.M., dhe N.N., të dy shqiptarë të Kosovës.

Grabitësit vepronin natën dhe në një prej episodeve, ata dallohen teksa i afrohen objektivit të maskuar me kapele dhe doreza. Ata pikasin kamerën e sigurisë, të cilën e thyejnë me një shkop.

Pronari i një prej banesave të grabitura thotë se janë vjedhur brenda një jave 4 benesa, ku janë marrë orendi, para dhe bizhuteri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë