Ka ndodhur

Dhunohet me sende të forta një 25-vjeçar në Kurbin

Një 25-vjeçar është plagosur mbrëmjen e të enjtes me sende të forta nga disa persona të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:25 në Sanxhak të Kurbinit, ku i riu i identifikuar si Ll.L., ka marrë fraktura në disa pjesë të trupit dhe është dërguar për mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shoqëruar disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë