Edith Harxhi një nga kandidatët për kreun e PD-së dhe kritikja e fortë e Lulzim Bashës ka deklaruar përmes një postimi në Facebook se pandeshkushmërisë po i vjen fundi.
Duke komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe, Harxhi shkruan se Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike, me duar të pastra, të pakonsumuar dhe se koha po vjen.
“Pandëshkueshmërisë po i vjen fundi në Shqipërinë tonë. Arrestimi i Kryetarit të Bashkisë së Lushnjës dhe 10 zyrtarëve të tjerë jam e sigurt se kanë drithëruar shumë Kryetarë Bashkish madje edhe në ato më të mëdhat e vendit si dhe shumë Ministra dhe zyrtarë të lartë.
Ka ardhur koha të paguajnë të gjithë zullumqarët që e ndjenin veten të paprekshëm deri më sot.
Këto dy javë me tre vendime të Gjykatës Kushtetuese dhe deklaratat e vendimet e SPAK kanë nisur mbarë dhe do vazhdojnë po mbarë. Tani mezi pres të dëgjoj KM tek i thotë ministrave të tij ‘nuk ju mbroj dot nga drejtësia e re’. Jam e sigurt se disa prej tyre do t’ia kthejnë KM-së me po të njëjtën monedhë.
Korrupsioni nuk ka ngjyrim politik dhe as brirë, prandaj të gjithë që kanë abuzuar me fondet dhe taksat e qytetarëve duhet të kuptojnë se po vjen fundi! Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike, me duar të pastra, të pakonsumuar dhe të pakompleksuar. Koha po vjen!”, shkruan ajo
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.