Shendet

Lambda, një tjetër variant i Covid-19 me transmetueshmëri të lartë

Varianti Lambda i njohur për shkencëtarët si C.37 u identifikua për herë të parë në Peru dhe është zbuluar në mostra që datojnë që nga Dhjetori i vitit 2020.Që atëherë është bërë varianti dominant në vendin e Amerikën e Jugut, ku përbën më shumë se 80 për qind të infeksioneve të reja.
Tani është zbuluar në të paktën 26 vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar. Organizata Botërore e Shëndetësisë caktoi variantin Lambda si një variant interesi në 14 Qershor, pra që duhet marrë në konsideratë për transmetueshmërinë e tij. Nëntë ditë më vonë, Shëndeti Publik Anglia(PHE) njoftoi se ishte një “variant nën hetim” bazuar në një numër mutacionesh në proteinën spike e cila mundëson që virusi të bashkohet në qelizat njerëzore.
Më shqetësuese për shkencëtarët është “transmetueshmëria e rritur ose rezistenca e mundshme e rritur ndaj antitrupave neutralizues që do të thotë se mund të përhapet më shpejt dhe të jetë më rezistent ndaj vaksinave ose trajtimeve të antitrupave. Sidoqoftë, PHE tha “aktualisht nuk ka asnjë provë që ky variant shkakton sëmundje më të rëndë ose i bën vaksinat e vendosura aktualisht më pak efektive”.
Cili është hulumtimi i fundit?
Një studim i ri i cili ende nuk është shqyrtuar nga shkencëtarë të tjerë dhe bazohet në teste në mostra nga punonjësit e kujdesit shëndetësor në Kili tregon që varianti Lambda është më infektues sesa variantet Alpha (UK) ose Gamma (Brazil). Gjithashtu studimi tregon që varianti Lambda mund të anashkalojë efikasitetin më shpejtë krahasuar me variantet Alpha ose Gamma në lidhje me antitrupat e prodhuar në pacientët që kanë marrë vaksinën Sinovac.
“Rastet menaxhohen në përputhje me qasjen për variantet në shfaqje me rishikimin e gjurmimit të kontakteve, mbledhjen e të dhënave shtesë, testimin e kontakteve të identifikuara dhe shqyrtimin e gjetjes së rasteve siç kërkohet kur ka prova të transmetimit në komunitet,” ka deklaruar PHE. /The Independent/


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë