Shendet

Ç’duhet të dimë për variantin “Delta Plus” që po step botën

Çfarë është varianti Delta Plus?

Delta Plus është thjesht varianti Delta me një mutacion shtesë e quajtur K417N. Ekzistojnë të paktën dy grupe të veçanta të variantit dhe këto njihen si AY.1 dhe AY.2. E para prej tyre, AY.1, duket të jetë më e përhapura globalisht.

Nga lindi varianti Delta Plus?

Rasti i parë u zbulua në Indi më 5 Prill 2021, por ky variant tani është përhapur në shumë vende. Rastet më të shumta janë gjetur në Mbretërinë e Bashkuar, SH.B.A., Kanada, Portugali, Poloni, Zvicër, Rusi, Turqi, Japoni dhe Nepal.

Shkurtimisht, dhe jozyrtarisht, u përshkrua fillimisht si varianti Nepal kur doli për herë të parë në dritë sepse ky variant u gjet në 13 njerëz që udhëtuan nga Nepali në Japoni. Se ku është shfaqur fillimisht është e paqartë.

Rasti i parë në Mbretërinë e Bashkuar i Delta Plus u regjistrua më 28 Prill 2021. Deri më tani numrat kanë mbetur të vegjël.

Që nga 18 qershori, zyrtarisht në Britani janë identifikuar 36 raste të konfirmuara dhe dy të mundshme të infeksionit AY.1 në Angli. Asnjë nga grupi i dytë i mutacionit AY.2 nuk është zbuluar në vend.

Por pse po shkakton kaq shqetësim?

I njëjti mutacion K417N gjendet në variantin e mëhershëm Beta i zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut.

Varianti Beta përbën shqetësim sepse provat sugjerojnë se ai është pjesërisht rezistent ndaj vaksinave të bazuara në virusin origjinal të pandemisë dhe ndaj imunitetit të fituar nga infeksioni i mëparshëm Covid.

Për momentin, vaksinat duket se performojnë mirë kundër variantit standard Delta, veçanërisht pas dy dozave, por autoritetet e shëndetit publik janë të shqetësuar se mutacioni K417N mund të dëmtojë mbrojtjen e vaksinës, ose imunitetin e fituar nga infeksioni i mëparshëm me një formë të vjetër të virusit.

A është më i transmetueshëm?

Me kaq pak raste të raportuara, shkencëtarët dinë shumë pak se sa shpejt përhapet varianti, ashpërsinë e sëmundjes që shkakton dhe deri në cilin nivel mund ta shmangë imunitetin.

Duke qenë se numrat kanë mbetur të vegjël në zonat ku është zbuluar, të dhënat tregojnë se mund të mos jetë më i transmetueshëm se varianti “origjinal” Delta. Do të duhen më shumë të dhëna për t’u njohur me siguri.

Marrë nga “The Guardian”/ Përshtati në shqip: Gazeta “Si”   


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë