Politike

Kim pas aksionit të SPAK në Lushnje: Mendoje, a ja vlen të shkosh në burg

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka përçuar një mesazh të shkurtër në Twitter pas operacionit të SPAK në Lushnje, ku mes të arrestuarve është edhe kryebashkiaku i këtij qyteti, Fatos Tushe.

“Nëse jeni të përfshirë në korrupsion, nuk ka rëndësi se sa i fuqishëm mendon se je. Tani është koha që të mendosh për pasojat e veprimeve të tua te familja jote dhe vendi yt! Tani është koha ta mendoni seriozisht nëse ja vlen të shkosh në burg, apo jo. Koha për të thënë bolla! Askush nuk është mbi ligjin”, shkruan Ambasadorja.

10 persona u arrestuan nga SPAK në qytetin e Lushnjes në operacionin e përqëndruar te ndërmarrja e pasurive publike të këtij qyteti. Mes të prangosurive është edhe kryebashkiaku Fatos Tushe. Akuzat që rëndojnë ndaj këtyre personave është abuzimi e korrupsioni me leje ndërtimi dhe tendera.

Fatos Tushe drejton Bashkinë e Lushnjes që prej vitit 2011.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë