Shendet

Të rinjtë, të shqetësuar për të gjetur punë pas pandemisë

Një në katër të rinj janë të shqetësuar se shëndeti i dobët mendor si pasojë e pandemisë, do të ndikojë në gjetjen e një pune.
Këto janë të dhënat nga një organizatë jofitimprurëse në Britani e quajtur “Fondacioni i Rezolucionit” bazuar mbi anketa të ndryshme të plotësuara nga të rinjtë
Studimi tregon se të rinjtë nga mosha 18 deri në 24 vjeç kishin më shumë gjasa të mbeteshin pa punë pas rihapjes së vendeve të punës.
Gjithashtu nga një sondazh i mbi 8,000 të rriturve më pak se gjysma (48%) thanë se shëndeti i tyre mendor ishte i mirë.

Kjo krahasuar me një normë shumë më të lartë prej 64% për moshat 55-64 vjeç. Më shumë se një në katër (27%) e 18-24 vjeçarve thanë se ishin të shqetësuar për gjetjen e një pune në muajt e ardhshëm për shkak të shëndetit të tyre mendor, krahasuar me rreth një në pesë persona të moshës 35 deri 54.
Rukmen Sehmi, një analist i lartë i hulumtimeve dhe politikave në Fondacionin e Rezolucionit, tha se të rinjtë janë goditur më shumë nga kriza ekonomike që shkaktoi Covid-19, e cila rrjedhimisht dha ndikimin e saj dhe në shëndetin mendor.
“Shqetësuese është se disa të rinj po luftojnë edhe kur ekonomia po rimëkëmbet dhe ata kanë frikë për perspektivat e tyre të karrierës. Këto frikëra nuk duhet të nënvlerësohen,” shtoi eksperti.
Këto gjetje janë konfirmuar edhe nga “Instituti për Studime Fiskale(IFS)” në Britani i cili ka deklaruar se të rinjtë po luftonin me sfida më të mëdha në botën e punës sesa më të vjetërit. IFS tha që nuk ishte për t’u habitur që të rinjtë ishin më pesimistë për të ardhmen e tyre, duke pasur parasysh falimentimet e shumë ndërmarrjeve dhe jetesa me prindërit ishte një zgjidhje e mundëshme.

Të dhënat zbuluan gjithashtu se përqindja e të rriturve të rinj të moshës 19 deri në 24 vjeç, të cilët nuk punonin asnjë orë në javë, u rrit me një të katërtën.

“Ne e dimë që goditjet e hershme në karrierën e njerëzve mund të kenë efekte negative në perspektivat e tyre të punës në të ardhmen. Pa një mbështetje efektive, ekziston rreziku që të rinjtë sot të mbajnë plagët e recesionit për vitet që vijnë,” tha Xiaowei Xu, një ekonomist i lartë kërkimor në IFS.
Burimi: The Guardian/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë