Ka ndodhur

Rinas, kapet turku me 33 mijë dollarë të fshehura në çantën e laptopit

Një 43-vjeçar turk është ndaluar në Rinas, pasi i janë sekuestruar 33.000 dollarë të pa deklaruara sipas ligjit.

Si rezultat i kontrollit, Policia Kufitare ka gjetur të fshehura në çantën e laptopit shumën e konsiderueshme në dollarë amerikanë, të cilat shtetasi me iniciale N.H., nuk i kishte deklaruar.

Në vijim të veprimeve, shtetasi turk është proceduar penalisht për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma e dollarëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshm


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë