Stina e verës nuk vjen pa viroza dhe prej disa ditësh qendërat shëndetësore në kryeqytet dhe jo vetëm kanë pasur një numër të lartë njerëzish të sëmurë por mbi të gjitha të shqetësuar.
“Kisha hallin se mos kisha Covid por testi i shpejtë nuk ma nxorri. Kam tre ditë që jam me hundë, temperaturë dhe kollë,” trefon Artina një e re që vizitohet në Qendrën Shëndetësore numër 6. Por e reja nuk është e vetmja me këtë shqetësim. Prej 10 ditësh tashmë qytetarët dhe mjekët po i drejtohen përsëri tamponave për shkak se simptomat po i konfuzojnë.

Mjekja e përgjithshme Valbona Gashi tha për Gazetën “Si” se në këtë periudhë po qarkullojnë viroza njejtë si çdo herë tjetër. “Simptomat janë të njëjta, me Covid-19 apo me gripin, veç në forma pak më të lehta,” shpjegon mjekja për Gazetën “Si”. Ndërkaq mjekët e qendrave shëndetësore shpjegojnë se pikërisht ngjashmëria e ngushtë e simptomave ka frikësuar qytetarët. “Simptomat të përgjithshme janë, dhimbje koke, temperaturë, dhimbje fyti, kollë, rrjedhje hundësh dhe dhimbje trupi, që ngatërrojnë sëmundjet në përgjithësi dhe zgjasin 3 deri në 5 ditë,” thonë ata.
Mjekët në qendrat shëndetësore 9 dhe 6 shpjegojnë për Gazetën “Si” se kanë pasur shumë vizita nën këto simptoma dhe siç e përcaktojnë ata “numri i pacientëve nuk ka të numëruar”.

Ata gjithashtu shtojnë se i lartë është edhe numri i fëmijëve të prekur nga virozat, të cilët janë më delikatë në periudhë.
“E kam djalin 3 ditë me bark edhe të vjella dhe jam shqetësuar shumë sepse s’i dihet me këto variantet e reja. Kemi dëgjuar që prekin dhe fëmijët. Gjithë viti na shkoi me merak se do sëmuremi,” tregon Ermela një nënë e re e cila është e shqetësuar për djalin e saj 4-vjeçar. Gjendjen e virozave në vend e konfirmojnë edhe farmacitë.

“Tri pakot e fundit të takipirinës i shita një orë më parë dhe tani po jap vetëm acetamol(depon 500) për klientët. Të gjithë që vijnë kanë të njëjtat simptoma, dhimbje koke, temperaturë, ka raste edhe diarre e të vjella. Gjatë dhjetë ditëve të fundit ka pasur shumë kërkesë për medikamentet qetësuese dhe OTC(medikamente që mund të merren edhe pa recetë mjeku),” tregon një farmaciste në “Rrugën e Kavajës”. Ndërsa një tjetër po në këtë zonë shpjegon se ka pasur edhe qytetarë që i kanë marrë medikamentet qetësuese për merak “për t’i pasur në shtëpi sepse kanë dëgjuar se qarkullojnë viroza”. Prej kohësh dihet se virozat për shkak të temperaturave të larta janë aktive. Gjatë kësaj periudhe mjekët përgjithësisht këshillojnë të shmanget dielli. Mjekët në tilla rastesh këshillojnë që të tregohet kujdes sidomos nga dielli dhe është shumë e rëndësishme të ruhet higjena personale. Gjendja e tillë gjatë muajve të verës shkaktohet edhe nga ushqimet e pa kontrolluata për shkak të baktereve të zakonshme që gjenden në to si salmonelat ose escherichia coli, prandaj mjekët shpjegojnë se vizitat tek specialistët jabë të rëndësishme gjatë gjendjeve të tilla.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje