Ka ndodhur

Durrë, arrestohen dy persona për vjedhje

Dy persona janë vënë në pranga për vjedhje në Durrës. Mësohet se në pranga është vënë M. V., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke vjedhur në banesën e F. L..

Po ashtu është arrestuar edhe F. K., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar duke vjedhur në lagjen nr.18, Durrës, në ambientet e një shkolle.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë