Policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Blloku” ka sekuestruar dhe 6 milionë lekë. Bëhet me dije se gjatë kontrolleve në banesën e Marsel Dokut, si fillim u gjetën mbi 100 doza kokainë.
Më tej gjatë kontrolleve të imtësishme është zbuluar dhe një shumë e madhe parash, 6 milionë Lekë të rinj, tashmë e sekuestruar, pasi dyshohet është përfituar nga shitja e lëndës narkotike kokainë.
Marsel Doku u arrestua mëngjesin e sotëm bashkë me motrën e tij, pasi akuzohet se trafikonte kokainë në zonat e ndryshme në Tiranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




