Gjykata e Fierit ka vendosur sot masën e sekuestros preventive mbi tre llogari bankare në vlerën totale 100.000 Euro të depozituara pranë një banke të nivelit të dytë nga shtetësja Lumturi Çervenaku, e ëma e shtetasit Rando Hodollari i dënuar në shtetin grek për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike të kryer në kuadrin e një grupi kriminal ku ai ka patur rolin e drejtuesit të grupit.
Gjykata në një njoftim bën me dije se ky sekuestrim është kryer në kuadër të procedimit penal të regjistruarpër veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.
Sekuestrimi i llogarive bankare sipas këtij institucioni është bazuar në të dhëna të arsyeshme që provojnë se këto pasuri burojnë nga të ardhura të fituara si pasojë e aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve të kryer në vazhdimësi nga shtetasi Rando Hodollari në shtetin grek.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




