Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre persona. Mësohet se në kuadër të operacionit “Armatimi” janë arrestuar Indrit Dumi, 30 vjeç, Mario Çelmeta, 30 vjeç dhe Fabion Dumi, 27 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Sipas policisë, këta shtetas merreshin me trafikimin e armëve të zjarrit. Kapja e tyre është bërë teksa do të shiteshin disa armë.
Policia sqaron se Fabion Dumi dhe Marjo Çelmeta ishin duke udhëtuar me një mjet “Smart” në momentin e arrestimit dhe do të takonin 30-vjeçarin, i cili i priste në vendin e takimit, në fshatin Vishnje, për të marrë armët dhe municionet.
Në përfundim të operacion u arrit të sekuestrohej 1 armë zjarri mitraloz të lehtë, 2 automatikë, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, municion luftarak, 3 aparate celular.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe automjeti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




