Ka ndodhur

Operacioni antidrogë “Shpirti”, Çuçi: Vetë-pastrim në radhët e policisë

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar për operacionin ndërkombëtar “Shpirti”, ku u arrestuan 28 persona. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ministri shkruan se ky është edhe një proces vetë-pastrimi, “nga ata që nuk e meritojnë të jenë në radhët këtyre agjencive, e do të përgjigjen para ligjit”.

Çuçi thotë se hetimi i mirë-koordinuar me autoritetet italiane dëshmoi kapacitetet në rritje të SPAK dhe Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar.

Për ministrin, aksioni është një shembull i ruajtjes së konfidencialitetit, megjithë kompleksitetin e tij.

Çuçi vlerëson prokurorët e angazhuar drejtpërdrejtë në hetim dhe të gjithë punonjësit e e Policisë së Shtetit, të agjencive që ndihmuan në këtë hetim, drejtuesve të operacionit, si dhe falënderon partnerët e huaj për bashkëpunimin”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë