Ka ndodhur

Gjirokastër, 35-vjeçari gjendet i pajetë në shtëpinë një të afërmi

Një 35-vjeçar në Gjirokastër është gjetur paraditen e së premtes pa shenja jete. Mësohet se shtetasi E.S., është gjetur i pajetë rreth orës 11:40, në fshatin Mashkullorë, në banesën e një të afërmi.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë vërejtur shenja dhune dhe dyshohet se 35-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon në vendngjarje për  zbardhjen e rrethanave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë