Ka ndodhur

Kishin kthyer tokat në parcela kanabisi, 4 të arrestuar në Kavajë

Katër persona janë arrestuar në Kavajë, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim me akuzën e kultivimit të kanabisit. Policia ka proceduar penalisht edhe kryeplakun e fshatit Golemas, Halit Karaboja 66 vjeç, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Operacioni policor i koduar “Lugina” çoi në arrestimin e shtetasve: Xhevdet Lika, 58 vjeç; vëllezërit Tauland dhe Pullumb Lika 33 dhe 24 vjeç; Ismail Allmeta 29 vjeç.

Në kërkim është shpallur Viskont Hysi 28 vjeç Sipas policisë, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin mbjellë fidanë të dyshuar narkotikë në luginën “Përroi i Mallës” në fshatin Golemas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë