Ka ndodhur

Furgoni përplaset me karrocën e gomarit, ndërron jetë i moshuari

Një 77-vjeçar në Lushnjë ka humbur jetën, pasi u përplas nga një furgon ndërsa udhëtonte me një karrocë. Po ashtu, si pasojë e përplasjes shumë të fortë, ka ngordhur edhe gomari që tërhiqte karrocën. Mësohet se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e së premtes, rreth orës 06:00, në aksin rrugor Savër-Fiershegan.

Policia thotë se një 26-vjeçar me iniciale D.B., banues në Tiranë, ndërsa drejtonte automjetin furgon sprinter tip “Benz”, përplasi të moshuarin që po udhëtonte me karrocë, duke i shkaktuar kështu edhe vdekjen.

Drejtuesi i furgonit është shoqëruar në komisariat dhe po kryen veprimet procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë