Shendet

Të vaksinuarit me dy doza edhe nëse infektohen, kanë më pak ngarkesë virale

Një raport i fundit ka treguar që njerëzit të cilët janë kanë kaluar Covid-19 dhe kanë marrë një vaksinë mARN, kishin ngarkesë virale më të paktë nëse prekeshin nga variantet e reja.
Gjashtëmbëdhjetë persona në studim që u infektuan, pavarësisht se morën një vaksinë Pfizer ose Moderna kishin mesatarisht 40% më pak virus krahasuar me 155 njerëz të pa vaksinuar që u sëmurën sipas studimit të botuar në revistën “New England Journal of Medicine”. Individët e vaksinuar gjithashtu kishin një rrezik 66% më të ulët për të pasur një virus të zbulueshëm për më shumë se një javë dhe ata kishin një kohëzgjatje më të shkurtër të sëmundjes, rreth dy ditë.
Gjetjet ofrojnë prova të mëtejshme që mbështesin atë që autoritetet shëndetësore kanë thënë për muaj: Ndërsa vaksinimi nuk mund të parandalojë të gjitha rastet, personat që preken mund të kenë tendencë të jenë më të buta.
“Edhe kur njerëzit vaksinohen dhe infektohen, ata kanë më pak gjasa të kishin një sëmundje që shkakton ethe”, tha Mark Thompson, një epidemiolog në Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve i cili ndihmoi në udhëheqjen e studimit.
Gjetjet gjithashtu japin disa mbështetje për provat që tregojnë se njerëzit e vaksinuar që janë të infektuar nuk transmetojnë koronavirusin aq sa të pa vaksinuarit.
“Ka arsye për të menduar se edhe nëse infektoheni, ju keni më pak virus për t’u përhapur dhe infektuar njerëz të tjerë”, tha Thompson.
Për studimin, studiuesit regjistruan rreth 4,000 punonjës të kujdesit shëndetësor, dhe gjetën se 204 prej tyre u infektuan me Covid-19. Nga ai grup, 155 njerëz ishin të pa vaksinuar dhe 16 kishin marrë të paktën një vaksinë mARN. Pesë nga personat e vaksinuar që u sëmurën morën të dyja dozat e vaksinave me dy doza, ndërsa të tjerët kishin marrë vetëm një dozë.
Studimi gjithashtu zbuloi se vaksinat ishin 91% të efektshme në parandalimin e infeksionit midis punonjësve të kujdesit shëndetësor të vaksinuar plotësisht.
Burimi:The Wall Street Journal/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë