Ka ndodhur

Drejt Dubait me 15 mijë euro në çantë, nën hetim 37-vjeçari nga Kosova

Një sasi prej 15 mijë eurosh është sekuestruar në aeroportin e Rinasit, pasi nuk ishin deklaruar. Policia thotë se shumë monetare i është gjetur një 37-vjeçari nga Kosova, i cili është vënën nen hetim.

Sipas policisë, paratë ishin fshehur në çantë, ndërsa i ndaluari po udhëtonte në drejtim të Dubait. Në përfundim të veprimeve, shtetasi Sh. Th. u procedua penalisht për veprën ”Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e eurove.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë