Me vijimin e operacionit “Bregdeti Ynë”, janë liruar 13 parcela bregdetare që ishin zënë në mënyrë të paligjshme me çadra me shezllonë në plazhin e Semanit dhe Darzezës. Uniformat blu kanë proceduar penalisht 13 administratorë subjektesh, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në territorin e plazhit në Seman, Darzezë dhe Divjakë, u evidentuan 13 subjekte pa leje, 5 në Darzezë dhe 8 në Seman, ku janë hequr 799 shezlongë dhe 398 çadra.
Policia thotë se u proceduan penalisht administratorët e lokaleve: D. S., S. B., T. Ç., A. V., K. S., D. S., V. P., I. B., Th. S., O. T., E. C., P. Z., L. T., për veprën penale “Pushtimi i tokës”.
Vlorë
Në plazhin e Zvërnecit, Radhimës, Himarës dhe Sarandës, janë liruar 8 parcela bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme me shezllonë e çadra. Konkretisht, 2 në Zvernec, 2 në Radhimë, 3 në Himarë dhe 1 në Sarandë ku janë hequr 132 shezlongë dhe 66 çadra. Policia ka proceduar penalisht 8 administratorë subjektesh, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.
Durrës
Shtatë administratorë subjektesh që kishin zënë hapësirën publike me shezllonë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse në plazhet e Durrësit, janë vënë në hetim.
Policia procedoi shtetasit L. K., 57 vjeç, B. Ç., 57 vjeç, Ll. M., 54 vjeç, Z. D., 54 vjeç, F. G., 61 vjeçe, B. A., 65 vjeç, banues në Durrës dhe E. K., 25 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar gjatë vijës bregdetare Përroi i Agait-Plepa-Ura e Dajlanit, u konstatua se këta shtetas kishin zënë hapësirën publike, duke vendosur shezllonë dhe çadra pa lejen e organeve kompetente.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




