Një grua është arrestuar në Skrapar me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike, ndërsa bashkëshorti i saj u shpall në kërkim.
Policia thotë se në flagrancë u arrestua Hanëme Gërmenji, 58 vjeçe dhe në kërkim u shpall bashkëshorti i saj E.Gërmenji, 58 vjeç, i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike.
Gjatë kontrolleve, policia gjeti kubikë me fidanë të dyshuara cannabis sativa në tokën në pronësi të bashkëshortëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




