Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, i dyshuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në një objekt në ndërtim. Policia e Lezhës bën me dije se shtetasi A.S., në bashkëpunim me E.P., i cili është arrestuar nga policia më herët, dyshohet se kanë vendosur në një nga kolonat e një objekti në ndërtim në pronësi të L.Gj., një sasi lëndë plasëse. Shpërthimi shkaktoi vetëm dëme materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Kanosja”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




