Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka zhvilluar pasditen e të martës një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela.
Soreca thotë se në këtë takim me kryeprokurorin, në qendër të diskutimit ka qenë pavarësia dhe profesionalizmi i hetuesve.
Sipas tij, këto janë elementë thelbësore për të luftuar krimin në të gjitha nivelet.
“I kënaqur të takoj PP Çela për të diskutuar vazhdimësinë e punës dhe sfidat e fazës së re të Reformës në Drejtësi. Pavarësia & profesionalizmi i prokurorëve janë thelbësore për të luftuar krimin në të gjitha nivelet. E rëndësishme përqendrimi në hetimet financiare mbi pastrimin e parave dhe te rritja e vëmendjes ndaj evazionit fiskal. Rezultatet e para për konfiskimin përfundimtar të pasurive të paligjshme duhet të konsolidohen”, – shkruan Soreca në rrjetet sociale.
Ambasadori shton se ka përgëzuar kryeprokurorin shqiptar për punën e bërë dhe “i konfirmova mbështetjen e BE-së në nivelin teknik & financiar, për zyrën e tij”.
Glad to meet GP #Cela🇦🇱@ProkuroriaAl to discuss ongoing work & challenges ahead in view on new phase of #justicereform. Independence & professionalism of prosecutors is key to fight crime at all levels. Important to keep focus on financial investigations on #moneylaundering…1/2 pic.twitter.com/OCl02mLpKH
— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) June 29, 2021
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




