Ka ndodhur

Me shpejtësi vrastare, radari kap “pilotin” e rrugës me 196 km/h në Tiranë (Foto-Video)

Një 29-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi është kapur duke qarkulluar me mjetin e tij në rrugë me një shpejtësi vrastare, duke u kthyer në rrezik potencial për aksidente rrugore. I riu është regjistruar duke lëvizur me një shpejtësi prej 196 km/h në rrugën Tiranë-Elbasan, pranë zonës së TEG-ut.

Rezulton se i riu është ndëshkuar disa herë për shpejtësi mbi normat e lejuara, drejtim nën efektin e alkoolit si dhe me patentë të hequr. Policia njofton se i riu me iniciale B. H ka qenë duke udhëtuar me automjetin me targë AA 606 LU.

“Me shpejtësi vrastare dhe me leje drejtimi të hequr, arrestohet 29-vjeçari pranë Teg-ut. Vijon puna parandaluese e rrugorëve të kryeqytetit me fokus shkeljet që konsiderohen rrezik potencial për aksidentet rrugore si shpejtësia mbi normat e lejuara, garat e shpejtesisë si dhe drejtimi i mjeteve pas përdorimit të alkoolit”, – thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë