Taulant Seferi, sulmuesi i Tiranës dhe Kombëtares shqiptare të futbollit, është huazuar te kampionët në fuqi të Teutës për ndeshjet e saj europiane. Një përforcim me vlera ky për trajnerin Edi Martini. Klubi kryeqytetas, duke qenë se nuk merr pjesë në Kupat e Europës këtë verë, e ka lejuar sulmuesin të bashkohet me durrsakët për t’i ndimhuar ata për një ecuri sa më të mirë në Europë.
“Emri i katërt që i është bashkuar projektit europian të kampionëve të Shqipërisë është futbollisti i kombëtares, Taulant Seferi. Ai do t’i bashkohet ekipit në formë huazimi. Seferi do të jetë një ndihmë e madhe në Champions League. Drejtuesit e Teutës falënderojnë presidentin e Tiranës për bashkëpunimin. Seferi do t’i bashkohet skuadrës në Ohër”, - shkruhet në njoftimin zyrtar të kloubit durrsak për huazimin e Seferit.
Më parë Teuta ka afruar në skuadër dy maqedonas, mbrojtësin Hristian Dragarski dhe sulmuesin Pepi Giorgiev, si dhe mbrojtësin e majtë Blerim Kotobelli, i cili ka qenë edhe më parë pjesë e durrsakëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.