Ka ndodhur

Spanja heq çdo kufizim për turistët shqiptarë

Aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka njoftuar heqjen e të gjitha kufizimeve për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Spanjës.

Bëhet me dije se testi që vërteton se jeni negativ me COVID-19, nuk është i nevojshëm dhe asnjë vërtetim që jeni i vaksinuar.

“Ju duhen vetëm bileta, pasaporta dhe maska”, thuhet në njoftim. Faqja zyrtare e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” sqaron gjithashtu se nëse në 14 ditët e fundit para se të niseni drejt Spanjës keni udhëtuar në vende të tjera dhe nuk keni qenë në Shqipëri, duhet kryer një test PCR i 48 orëve të fundit, vërtetim se keni bërë vaksina të aprovuara nga EMA ose OBSH, ose një vërtetim nga autoritetet shëndetësore që keni kaluar COVID-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë