Ka ndodhur

Aksident në Kukës, makina përplas 19-vjeçarin mbi biçikletë

Një 19-vjeçar është përplasur nga një automjet këtë të hënë, në aksin rrugor Shote Galica-Drini i Bardhë, ndërsa po lëvizte mbi një biçikletë.

Automjeti tip “Audi”, me drejtues B.C., ka aksidentuar të riun me iniciale I.S. Si pasojë e përplasjes, ai është transportuar në spitalin e Kukës, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, drejtuesi i makinës është shoqëruar në polici, ku edhe po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë