Ka ndodhur

Gjendet i varur në një pemë pranë shtëpisë 57-vjeçari në Golem

Një 57-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Qerret të Golemit në Kavajë.

Policia njofton se 57-vjeçari u gjet i varur në një pemë pranë oborrit të shtëpisë.

“Më datë 25.06.2021, në fshatin Qerret, Golem, në oborrin e banesës, është vetëvarur në një pemë shtetasi H. B., 57 vjeç. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, – njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë