Ka ndodhur

U aksidentua nga një makinë në Tiranë, ndërron jetë i moshuari

Ka ndërruar jetë i moshuari, i cili një ditë më parë u aksidentua nga një automjet teksa ecte mbi trotuar pranë bulevardit “Bajram Curri” në Tiranë.

Policia thotë se ka arrestuar 25-vjeçarin Mariglen Harizi, pasi të shtunën në mbrëmje ka aksidentuar për vdekje një këmbësor 82 vjeç.

Nga përplasja, i moshuari Qani Kamberaj ka pësuar dëmtime të rënda dhe ka ndërruar jetë në spital.

Makina me të cilën udhëtonte i riu, ka përfunduar buzë lulieshtes së Lanës dhe shkak dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë.

Ngjarja u shënuar teksa mëngjesin e të shtunës, vendi u trondit nga vdekja e 4 anëtarëve të një familjeje, e cila u shua në një aksident tragjik në aksin Fier-Vlorë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë