Sot në qytetin e Patosit, zhvillohet ceremonia mortore për përcjelljen për në banesën e fundit të familjes Gushi, prindërve Eduart dhe Silvana Gushi si dhe dy vajzave të tyre, Eva dhe Anastasia. Ata humbën jetën një ditë më parë në një aksident tragjik në rrugën Fier-Vlorë, teksa makina e tyre është marrë përpara nga një automjet i drejtuar nga Igli Medani, 22-vjeç. Ky i fundit është arrestuar në flagrancë pas aksidentit të rëndë që shkaktoi.
Familja Gushi jetonte prej 20 vjetësh në Greqi dhe atje jetojnë edhe prindërit e Eduardit. Ata kishin dy vjet pa ardhur ne atdhe për shkak të pandemisë.
Ata ishin nisur me pushime në Vlorë kur aksidenti I tmerrshëm u mori jetën duke shënuar një tragjedi që tronditi shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.
Aksidenti i rëndë u regjistrua mëngjesin e djeshëm në autostradën Fier-Vlorë, ku makina tip ‘Audi’, qe drejtohej nga 22-vjeçari Igli Madani, me shpejtësi skëterrë, përplasi automjetin tip “Toyota”, me të cilin po udhëtonin familja Gushi. Përplasja ka qenë aq e fortë sa makina ‘Toyota’ u shtyp dhe u shkatërrua totalisht. Për shkak të deformimit të madh të pësuar të ‘Toytos’, prindërit dhe dy vajzat e mitura mbetën të bllokuara brenda mjetit dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikëses dhe përdorimi i gurit freksibël për t’i nxjerrë ato.
Aksidenti tragjik tronditi jo pak opinionin publik, duke sjellë reagime të shumta.
Të dy mjetet po udhëtonin nga Fieri drejt Vlorës për të kaluar fundjavën në jug. Makina ‘Audi’ goditi nga pas mjetin ‘Toyota’, por është ende e paqartë nëse ka humbur kontrollin dhe i ka rënë apo mjeti tip ‘Toyota’ ka ndërruar korsi dhe për pasojë është marra para nga ‘Audi’.
Madani ishte proceduar edhe më parë për aksident me plagosje në Tiranë, çështje e proceduar dhe e pushuar, dhe gjithashtu është hetuar për kanabis dhe përleshje fizike.
Ai është i biri i një biznesmeni në fushën e mjeteve të transportit, në pronësi të të cilit figuron edhe mjeti që shkaktoi aksidentin tragjik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.







