Shkencëtarët e Klinikës Cleveland SHBA të udhëhequr nga Weifei Zhu dhe Stanley Hazen, demonstruan për herë të parë lidhjen midis mikrobiomës së zorrës, ashpërsisë së goditjes dhe dëmtimit funksional pas goditjes në tru. Zbulimi i rëndësishëm, në gjendje të hap rrugën për trajtime të reja, erdhi falë studiuesve nga Klinika Cleveland. Studimi, i botuar në revistën “Cell Host & Microbe”, tregon rolin e mikrobiomës së zorrës në shëndetin e individëve duke nisur nga goditja në trru e duke vazhduar me sëmundjet kardiovaskulare, përfshirë efektet negative të TMAO (oksidit N-trimetilamin). I cili është një nënprodukt që gjenerohet kur bakteret e zorrëve tretin disa lëndë ushqyese të rënda si mishi i kuq dhe produktet e tjera të kafshëve. “Me këtë studim, zbuluam se kolina dietike dhe TMAO ndikuan negativisht në ashpërsinë e goditjes në tru. Çuditërisht, transplantimi i thjeshtë i mikrobeve të zorrëve të afta për të prodhuar TMAO ishte i mjaftueshëm për të shkaktuar një ndryshim të thellë në intensitetin e goditjes në tru,” thotë Hanzen, njëri prej studiuesve. Më parë u konkludua se nivelet e ngritura të TMAO mund të çojnë në zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe se ata, parashikojnë rrezikun e sulmit në zemër. Në këtë hulumtim të ri, shkencëtarët krahasuan dëmtimin e trurit në modelet paraklinike të goditjes midis atyre me nivele të larta ose të ulëta TMAO. Me kalimin e kohës, pacientët me nivele më të larta TMAO përjetuan dëmtime më të mëdha të trurit dhe një shkallë më të madhe të defiçiteve funksionale motorike dhe njohëse pas ngjarjes së trurit. Për më tepër, ndryshimet dietike që ndryshojnë nivelet e TMAO, të tilla si ngrënia më pak e mishit të kuq dhe vezëve, janë kuptuar që ndikojnë në ashpërsinë e goditjes në tru. Funksioni pas një goditje në tru është një shqetësim i madh për pacientët. Ekipi zbuloi se një enzimë mikrobike e zorrës kritike për prodhimin e TMAO, e quajtur CutC, rriti ashpërsinë e goditjes dhe përkeqësoi rezultatet. Sipas Zhu, një yjetër eksperti që merret me vlersimin e mikrobiomës shënjestrimi i kësaj enzme mikrobike në zorrë mund të jetë një qasje premtuese për parandalimin e goditjes në tru. Ekspertët kanë shpjeguar se studimi duhet të vazhdojë për të parë ndikimin që do të kenë dieyat për uljen e TMAO.
Burimi:Il Giornale/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje