Ka ndodhur

Tiranë, automjeti aksidenton të moshuarin dhe përfundon në Lanë

Një makinë ka dalë nga rruga në Tiranë pasditen e të premtes, duke plagosur edhe një këmbësor dhe përfunduar në buzë të Lanës.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në bulevardin “Bajram Curri”, kur mjeti me drejtues M.H., ka aksidentuar 80-vjeçarin Q.K., i cili po ecte mbi trotuar.

Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie dhe ambulanca, që bënë të mundur transportimin e të plagosurit në spital dhe ndalimin e shoferit të makinës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë