Shendet

Nga SHBA, Azi e Europë, si po joshen qytetarët për t’u vaksinuar kundër Covid-19

Fushata “Joints for Jabs”, e filluar në SHBA në 7 qershorin e kaluar, nuk ishte e mjaftueshme për të motivuar popullatën amerikane të vaksinohet kundër Covid 19.

Plani i vaksinimit është ngadalësuar papritur dhe Shtëpia e Bardhë ka pranuar se qëllimi i Joe Biden për të imunizuar 70% të amerikanëve deri në Ditën e Pavarësisë në 4 Korrik nuk do të përmbushet, por do të shtyhet për disa javë, siç deklaroi Jeffrey Zients, njeriu i zgjedhur nga presidenti amerikan për të kryesuar task forcën pandemike.

A është “faji” i të rinjve (të moshës 18 deri 27 vjeç), të cilët hezitojnë më shumë midis fundit të bllokimit, infeksioneve në rënie dhe verës e plazhit që sapo ka nisur.

Para së gjithash është për ta, në fakt, që administrata amerikane, dhe jo vetëm, po drejton iniciativa të ndryshme me shpresën për t’i bindur që të vaksinohen: nga birrat falas, tek ëmbëlsirat, duke kaluar te biletat e stadiumit dhe marijuana, qeveritë e gjysmës së botës janë duke bërë çdo përpjekje për të inkurajuar popullsinë të imunizohet, duke ofruar shumë dhurata “të pazakonta” në këmbim.

Në Amerikë, në fakt, iniciativa e fundit e propozuar nga shteti i Uashingtonit, është “Joints for Jabs” (shijo për vaksinën), aktive deri më 12 korrik: konsumimi i kanabisit, duke qenë i ligjshëm në këtë shtet që nga viti 2012, si për përdorim krijues, ashtu edhe për atë mjekësor, dëshiron të japë një shtytje tjetër për t’u përballur me pandeminë.

Por midis shpërblimeve të tjera, ka birrë, kokoshka, lojëra video, pajisje të të gjitha llojeve, ‘donuts’, kuponë me çmime të ulëta për të shkuar në restorante, bileta për në stadium.

Në Nju Jork, për shembull, guvernatori Andrew Cuomo, inkurajon vaksinimin me një biletë falas në një ndeshje të dy ekipeve të njohura të bejsbollit, New York Yankees dhe New York Mets.

Në Kinë, disa administrata lokale po ofrojnë disa shpërblime, për shembull në periferi të Pekinit, dy kuti me vezë u jepen njerëzve mbi 60 vjeç pas dozës së dytë, ndërsa në zonën e pazarit pranë Sheshit Tiananmen, të vaksinuarit marrin një kupon për një akullore falas.

Në lagje të tjera të kryeqytetit, ka kuponë për blerje, veçanërisht nga kasapët; dhe në rajone të tjera mielli, tekstilet, krahët e pulës, shpërblime në para ose hyrjet falas në parqe, ofrohen pas vaksinimit.

Në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Dubai, disa restorante aplikojnë një zbritje prej 10% për ata që kanë marrë tashmë dozën e parë dhe 20% pas së dytës.

Në Japoni, pas rifillimit të infeksioneve të regjistruara në periudhën e fundit, ministri i ngarkuar me fushatën e vaksinimit, Taro Kono, propozoi që të ofrojë Gyoza, ravioli tipike e famshme me bazë mishi, për ata që vaksinohen, por për momentin ideja nuk është se ka pasur sukses të madh.

Në Indi, i mbingarkuar nga varianti “indian” i Covid dhe një fushatë e ngadaltë vaksinimi, në Rajkot, qyteti i Gujurat, argjendarët janë bashkuar për të prodhuar flokë ari për t’ua dhënë grave që vaksinohen, ndërsa burrave u ofrohet një blender, shtrydhëse frutash.

Në rajone të tjera, snack, artikuj shkrimi, ëmbëlsira, pjata pule, birjani tipik – oriz i gatuar me erëza, në një version vegjetarian ose me mish, peshk, etj – dhe madje ulje çmimesh për riparimet e makinave, po shpërndahen prej ditësh. Komuna e Delhit të Veriut, ka zgjedhur një zbritje shtesë prej 5% të taksave.

Në Izrael, i konsideruar si një model i efikasitetit të vaksinimit, në kryeqytetin Tel Aviv, çmimi për banorët e vaksinuar, ishte një koncert në ambient të hapur; izraelitëve të vaksinuar, iu ofrua gjithashtu një kanaçe “Coca-Cola”, birrë alkoolike ose joalkoolike, një copë challah, pica, ëmbëlsira ose ushqime me bazë mishi.

Në Serbi, presidenti Vuçiç zgjodhi formulën e këmbimit të parave. Pasi ofruan vaksinën falas për të huajt, për të rindezur vaksinimin e qytetarëve serbë, të bllokuar aktualisht, autoritetet premtuan 3,000 dinarë (25 euro) për ata që do të vaksinohen.

Nga ana tjetër, një goditje e fortë vjen kundër punonjësve publikë që nuk janë vaksinuar: nëse kontraktojnë virusin, ata nuk do të kenë pushime të paguara. Dy masa që janë shumë të diskutueshme në vendin ballkanik.

Po Italia? Ministria e Politikave të Rinisë, ka nisur fushatën sensibilizuese në rrjetet sociale, për shumë të rinj.

Për ata nën 20 vjeç, ‘TikTok’ përdoret me ndikuesit e tij, ndërsa për ata nën 30 vjeç, janë përfshirë VIP-at e Instagram, Facebook dhe Twitch dhe janë njoftuar kurse falas ose udhëtime me biçikleta elektrike ose monopatina për të bërë vaksinën.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë